fbpx

Pyetje të shpeshta

Si funksionon Veontime

Në këtë faqe publikojmë sqarimet tona mbi pyetjet dhe paqartësitë e kompanive të autobusëve.

Jeni të mirëpritur të na shkruani në çdo moment. Stafi ynë do ju përgjijget shumë shpejt!

Çfarë përfiton kompania ime nga Veontime

Të gjitha agjencitë e autobusëve që përdorin Veontime rrisin klientelën dhe të ardhurat e tyre pa qënë nevoja të bëjnë investim shtesë në personel, infrastrukture, apo teknologji, madje as në kohë për konfigurim dhe trajnim.

Shërbimi ynë nuk ka kosto fikse abonimi ose mirëmbajtje. Veontime përfiton një komision vetëm nëse kryen rezervime përmes sistemit tonë.

Lexoni këtu më shumë rreth përfitimeve dhe avantazheve që kanë kompanitë e autobusëve që përdorin Veontime.

Si funksionon bashkëpunimi me Veontime

Është shumë e thjeshtë. Ju vendosni të dhënat për udhëtimet që kryeni me jashtë shtetit, siç bëni kur hidhni vet një lajmërim në Facebook. Aty shënoni nisjet, oraret, destinacionet dhe çmimin e biletës. Kaq mjafton. Të tjerat i bën sistemi Veontime, që përfshin reklamimin për linjat dhe destinacionet, rezervimin, marrjen e pagesave dhe likuidimin. Për çdo biletë që shitet për kompaninë tuaj, ju vjen në moment një lajmërim me të gjitha të dhënat e udhëtarit.

A mund të përdor Veontime nëse nuk kam personel IT

Krijimi i një profili në platformën Veontime është shumë i thjeshtë dhe intuitiv, njejtë me hapjen e një profili Facebook. Ju mund ta bëni atë vet, pa ndihmën e askujt. Megjithatë për çdo rast nevoje stafi ynë i specializuar në IT do t’ju vijë në ndihmë për çdo detaj teknik.

Cila është proçedura për tu rregjistruar në Veontime

Mjafton të dërgoni një mesazh ku të shënoni emrin e kompanisë tuaj, numër telefoni dhe e-mailin. Më pas stafi ynë do ju kontaktoj për të finalizuar proçesin, i cil zgjat pak kohë dhe është i thjeshtë.

Si funksionon rezervimi i biletave për pasagjerët

Çdo person kudo në botë mund të rezervoj dhe paguaj online bileta në platformën Veontime në mënyrë të shpejtë dhe komode, njëjtë siç rezervon biletat e avjonit. Platforma është në dispozicion në disa gjuhë të huaja dhe ofron shumë opsione përsa i përket pagesave ndërkombëtare.

Si e kuptoj kur është shitur një biletë

Në momentin që një biletë shitet në platformën tonë, ne do t’ju dërgojmë një lajmërim me e-mail, ËhatsApp ose sms, për t’ju vënë në djeni në kohe reale. Ju gjithashtu mund të kontrolloni shitjet tuaja vetë në llogarinë tuaj në platformën Veontime. Stafi ynë ju dërgon gjithashtu një raport të shitjeve në mënyrë periodike.

Si mund të jem i sigurt që nuk do të ketë overbooking

Numrin e vendeve të lira në automjetet tuaja e vendosi ju. Ju mund të vendosni edhe një limit kohor përsa i përket rezervimeve online.
Gjthashtu për të evituar overbooking (rezervime mbi numrin maximal) sistemi yne ju lejon të bllokoni vendet qe që janë rezervuar në mënyra ta tjera jashtë Veontime.

Sa është komisioni që përfiton Veontime për biletat e shitura

Veontime u qëndron tarifave të tregut, duke u bazuar në mesataren e komisionit që kompanitë u paguajnë aktualisht agjencive turistike që rezervojnë bileta

Jemi agjenci turistike, a mund të përdorim Veontime

Jo nuk mundet, pasi platforma Veontime është menduar vetëm për kompanitë e autobusëve që kanë mjetet e tyre dhe liçencë për transport me jashtë shtetit. 

Çfarë përfiton kompania ime nga Veontime

Të gjitha agjencitë e autobusëve që përdorin Veontime rrisin klientelën dhe të ardhurat e tyre pa qënë nevoja të bëjnë investim shtesë në personel, infrastrukture, apo teknologji, madje as në kohë për konfigurim dhe trajnim.

Shërbimi ynë nuk ka kosto fikse abonimi ose mirëmbajtje. Veontime përfiton një komision vetëm nëse kryen rezervime përmes sistemit tonë.

Lexoni këtu më shumë rreth përfitimeve dhe avantazheve që kanë kompanitë e autobusëve që përdorin Veontime.

Si funksionon bashkëpunimi me Veontime

Është shumë e thjeshtë. Ju vendosni të dhënat për udhëtimet që kryeni me jashtë shtetit, siç bëni kur hidhni vet një lajmërim në Facebook. Aty shënoni nisjet, oraret, destinacionet dhe çmimin e biletës. Kaq mjafton. Të tjerat i bën sistemi Veontime, që përfshin reklamimin për linjat dhe destinacionet, rezervimin, marrjen e pagesave dhe likuidimin. Për çdo biletë që shitet për kompaninë tuaj, ju vjen në moment një lajmërim me të gjitha të dhënat e udhëtarit.

A mund ta përdor Veontime nëse nuk kam staf që kupton teknologjinë

Krijimi i një profili në platformën Veontime është shumë i thjeshtë dhe intuitiv, njejtë me hapjen e një profili Facebook. Ju mund ta bëni atë vet, pa ndihmën e askujt. Megjithatë për çdo rast nevoje stafi ynë i specializuar në IT do t’ju vijë në ndihmë për çdo detaj teknik.

Si është proçedura për tu futur në Veontime

Mjafton të dërgoni një mesazh ku të shënoni emrin e kompanisë tuaj, numër telefoni dhe e-mailin. Më pas stafi ynë do ju kontaktoj për të finalizuar proçesin.

Si funksionon rezervimi i biletave

Çdo person kudo në botë mund të rezervoj dhe paguaj online bileta në platformën Veontime në mënyrë të shpejtë dhe komode, njëjtë siç prenoton biletat e avjonit. Paltforma është në dispozicion në 6 gjuhë dhe ofron shumë opsione përsa i përket pagesave ndërkombëtare.

Si e kuptoj kur është shitur një biletë

Në momentin që një biletë shitet në platformën tonë, ne do t’ju dërgojmë një lajmërim me e-mail, ËhatsApp ose sms, për t’ju vënë në djeni në kohe reale. Ju gjithashtu mund të kontrolloni shitjet tuaja vetë në llogarinë tuaj në platformën Veontime. Stafi ynë ju dërgon gjithashtu një raport të shitjeve në mënyrë periodike.

Si mund të jem i sigurt që nuk do ketë overbooking

Numrin e vendeve të lira në automjetet tuaja e vendosi ju. Ju mund të vendosni edhe një limit kohor përsa i përket rezervimeve online.
Gjthashtu për të evituar overbooking (rezervime mbi numrin maximal) sistemi yne ju lejon të bllokoni vendet qe që janë rezervuar në mënyra ta tjera jashtë Veontime.

Sa është komisioni që përfiton Veontime për biletat e shitura

Veontime u qëndron tarifave të tregut, duke u bazuar në mesataren e komisionit që kompanitë u paguajnë aktualisht agjencive turistike që rezervojnë bileta

Jemi agjenci turistike, a mund të përdorim Veontime

Jo nuk mundet, pasi platforma Veontime është menduar vetëm për kompanitë e autobusëve që kanë mjetet e tyre dhe liçencë për transport me jashtë shtetit. 

Çfarë ndodh nëse një pasagjer anulon udhëtimin në momentin e fundit

Politikat e anulimit varen plotësisht nga ju. Ne i komunikojmë rregullat tuaja pasagjerëve nëpërmjet portalit online, tekstit në biletë ose shërbimit të klientit.

Si mund ti verifikoj shoferi biletat e rezervuara online

Bileta e lëshuar online përmban elemente të sigurisë elektronike si numri ID, Kodet QR ose barkodet si dhe detajet e pasagjerit të cilat mund të verifikohen lehtë nga shoferi me listën e udhëtarëve. Në biletë shënohen të dhënat e kompanisë tuaj dhe ju jeni lajmëruar paraprakisht nga sistemi mbi të dhënat e pasagjerit, që në momentin që ka bërë rezervimin online.

A duhet të bëj biletë pasagjerit kur hipën në autobus

Nëse nuk ekziston bileta elektronike (në legjislacion) në shtetin përkatës ku është e rregjistruar kompania juaj, ju duhet të lëshoni një dokument që ka vlerë tatimore kur hipën pasagjeri në bord. Në këtë rast dokumenti që lëshon Veontime shërben për rezervimin e vëndit në autobus, pasiqë pasagjeri ka kryer pagesën e plotë, por nuk ka statusin e dokumentit tatimor.

Ndërsa nëse kompania juaj është e rregjistruar në një shtet ku ekziston bileta elektronike, atëherë dokumenti i lëshuar nga Veontime vlen edhe si biletë e mirefilltë udhëtimi dhe ju nuk duhet të bëni gjë tjetër kur pasagjeri hipën në bord.

Cila është metoda e marrjes së parave nga biletat e shitura online

Stafi ynë i specializuar në fushën e financës do të kujdeset për dërgimin e një raporti shitjesh në mënyrë të rregullt.  Pagesat për biletat e shitura në platformën Veontime do të transferohen nëpërmjet bankës ose cash në një afat kohor të shkurtër.

Jemi kompani autobusi që operojmë me paketa turistike; a mund të përdor Veontime

Jo, nuk mundet. Mund të përdorin platformën Veontime kompanitë e autobusëve që operojnë me linja të rregullta ndërkombëtare.

A ka platforma Veontime çmime të njëjta me kompaninë e autobusëve ku po rezervohet bileta?

Po. Platforma Veontime ka të njëjtin çmim që ofron edhe vetë kompania e autobusëve. Ne nuk pranojmë asnjë bashkëpunim me kompanitë të cilat imponojnë komisione mbi çmimin e biletës.

Çfarë ndodh me komisionin e platformës Veontime, nëse kompania bën ulje çmimi

Kur ju vendosni të bëni oferta për biletat, edhe vlera e komisionit të Veontime ulet automatikisht, pasi ajo nuk operon me komisione fikse por me përqindje. Kështu që, kur ju vendosni të bëni ulje çmimi për një periudhë të caktuar, komisioni i Veontime reduktohet në bazë të çmimit tuaj.

A mund të lidhet platforma e kompanisë tonë me Veontime?

Po. Sistemi Veontime është projektuar për tu lidhur me të gjitha llojët e platformave online (Default API), kështu që ju mund të përdorni në të njëjtën kohë sistemin tuaj dhe Veontime. Kjo gjë do t’ju mudësojë kontrollin në kohë reale të të gjitha rezervimeve dhe shmangien e rezervimeve të tepërta. Për të bërë të mundur lidhjen e dy sistemeve është i nevojshëm edhe disponibiliteti teknik i platformës dhe stafit tuaj dhe një periudhë kohore e caktuar për të krijuar lidhjen me API.

A mund ta përdorim platformën Veontime për rezervimet nga zyra jonë

Po. Kompanitë e autobusëve mund të përdorin sistemin Veontime për të rezervuar bileta për klientët nga zyrat dhe agjencitë e tyre.  Veontime nuk ngarkon komisione kundrejt shitjeve të biletave nga zyra ose agjencia që menaxhon vetë kompania. Kjo NUK përfshin palët e treta, si agjencitë turistike me të cilat kompania bashkëpunon.

A ka një limit numri i përdoruësve për stafin që përdor platformën Veontime

Sistemi Veontime është një platformë lejon krijimin e një numri pafundëm llogarish,  duke ju ofruar mundësinë për caktuar vetë ju nivelin e aksesit dhënat dhe cdo veprim tjetër.

Na shkruani këtu