fbpx

Online dhe në agjenci

Nëse nuk keni një sistem personal elektronik, ne ju japim mundësinë të përdorni në zyrat tuaja sistemin Veontime pa pagesë dhe nuk aplikohet asnjë komision shtesë për shitjet që bëhen nëpërmjet telefonit ose në zyrën apo agjencinë tuaj.

Integroni sistemin tuaj me Veontime

Platforma Veontime është projektuar për tu lidhur me platforma të tjera online, kështu që ju mund të përdorni në të njëjtën kohë sistemin tuaj aktual. Kjo ju ndihmon të kontrolloni në kohë reale të gjitha rezervimet dhe të shmangni rezervimet e tepërta.

Rrisni performancën

Rezervimi dhe pagesa online ndihmon kompanitë e autobusëve të jenë korrekte me oraret e nisjeve, të kenë një kalendar transparent dhe të modifikueshëm në kohe reale për rezervimet nga çdo vend.

Full optional

Sistemi Veontime është i kompletuar me të gjitha opsionet më të avancuara të një platforme elektronike rezervimesh online. Ajo përfshin filtrimin dhe rradhitjen e udhëtimeve sipas çmimit, kohëzgjatjes, ndërrimeve, orarit etj. Platforma shfaq informacionet shtesë për çdo autobus si fotot e autobusit dhe shërbime të tjera si AC, WC, WiFi, bar, TV, priza karikimi. Gjithashtu platforma lejon zgjedhjen e sediljes në autobus me ose pa pagesë ekstra në varësitë caktimit të kompanisë.

Statistika dhe analiza

Veontime ju mundëson të analizoni më mirë të dhënat tuaja, por edhe ato të tregut në përgjithësi, përmes statistikave që ofron sistemi. Të dhëna dhe analiza të tilla janë jetësore për marrjen e vendimeve të duhura dhe rritjen e efikasitetit të punës tuaj.

Transformoni agjencinë tuaj në një super sistem

Kompanitë autobus që kanë sportele nga ku shesin bileta për linjat e tyre, do të kenë mundësi të shesin bileta për të gjitha destinacionet që përmban sistemi Veontime, duke ju përgjigjur të gjithë klientëve edhe për destinacionet që nuk ofrojnë vet. Këto të fundit ofrohen nga kompanitë e tjera që janë të regjistruar në platformën tonë,  kundrejt një komisioni që i njeh Veontime atyre në këtë rast. Shëmbull, ju vjen një pasagjer në zyrën tuaj dhe ju kërkon një biletë për Bruksel, gjë që ju vet nuk e keni, por gjithësesi ju mund ti rezervoni biletën në platformën Veontime dhe të përfitoni komision  për të.

Sistem vlerësimi

Platforma Veontime mundëson që klienti të japë vlerësime deri në 5 yje dhe komente për udhëtimin, kushtet, stafin etj. Në këtë mënyrë kompanitë e autobusëve mund të kuptojnë më mirë nevojat e udhëtarëve dhe çfarë duhet të përmirësojnë në punën e tyre. Në fazën fillestare, kompanitë mund të zgjedhin nëse dëshirojnë ti bëjnë publike komentet dhe vlerësimet apo jo.

Pavarësi nga shoferët

Kompanitë e autobusëvë që përdorin platformën Veontime kanë nën kontroll të gjitha proçeset e punës duke nisur nga rezervimi, i cili nuk varet më nga telefonatat që shqetësojnë shoferët.

Evitoni gjobat dhe aksidentet

Bashkëpunimime sistemin Veontime, ju sjell evitimin e telefonatave të pafundme drejt shoferëve gjatë gjithë udhëtimit, duke minimizuar kështu riskun për gjoba të mundshme, aksidente në timon apo edhe heqje liçence.

Biletë dinamike

Udhëtimet e rezervuara online në platformën Veontime mund të modifikohen apo anulohen nga vetë pasagjeri, brenda afatit të pranuar nga kompania pa nevojën e ndërhyrjes apo kontaktit të kompanisë.

Menaxhoni “100” sportele me një klik

Teknologjia ka lehtësuar të gjitha proçeset e punës. Me Veontime ju mund të aksesoni rezervimet dhe pagesat nga pasagjerët nga çdo qytet apo vend i largët në Ballkan apo Europë, pa pasur nevojë të lidhni kontrata me shumë agjenci turistike. Po ashtu ju menaxhoni vetë të gjitha të dhënat mbi udhëtimet dhe mund të krijoni oferta dhe promocione sezonale. Në pak sekonda ju ndryshoni çmimin, shtoni një linjë të re, shtoni apo eleminoni stacionet si dhe çdo informacion tjetër pa qenë e nevojshme të lajmëroni shumë agjenci për këtë. 

Komisioni ynë nuk penalizon promocionet

Veontime nuk aplikon komisione fikse për biletat e shitura, por përfiton vetëm përqindjen në bazë të çmimit. Nëse çmimi i biletës tuaj ulet, rrjedhimisht edhe vlera e komisionit tonë ulet. Kjo gjë bëhet për të mos penalizuar kompanitë që publikojnë oferta dhe promocione.

Përfitimet nga linjat me ndërrime

Duke u regjistruar në Veontime ju mund të përfitoni nga integrimi që platforma realizon me linjat e kompanive të tjera ne Evropë. Për shembull: një pasagjer mund të udhëtojë me një kompani nga Polonia deri në Greqi, më pas udhëton me autobusin tuaj për të ardhur për pushime në Shqipëri.  Në këtë mënyrë mbyllet një rezervim me anë të Veontime në një biletë të vetme për të dy kompanitë.  

Sistem lajmërimi

Veontime ju lajmëron me një SMS, e-mail ose mesazh në WhatsApp në momentin që një pasagjer realizon një rezervim në kompaninë tuaj. Gjithashtu edhe ju mund të nisni mesazhe lajmërimi drejt pasagjerëve tuaj për çdo njoftim.

Opsione cross-selling

Kompanitë e autobusëve mund të shtojnë shërbime esktra me pagesë dhe të pranojnë rezervime paraprake për to në sistemin Veontime.

Në edicionin e ardhëshëm të sistemit Veontime do të shtohen edhe:

  • Porosi door-to-station.
  • Book online & pay in cash në “1000” sportele.
  • Menaxhim i flotës.
  • Social travel, komunikim midis pasagjerëve.
  • Lista elektronike e pasagjerëve.